Këshilltari i Kryeministrit në detyrë Albin Kurtit – Luan Dalipi, ka kërkuar që legjislatura e ardhshme ta transformojë Radio Televizionin e Kosovës me arsyetimin se aty ka seriale pa shije dhe pa kreativitet.
Dalipi kritikoi një serial të RTK’së duke thënë se ai serial nuk ka elemente edukuese për fëmijët e rrjedhimisht paguhet nga taksat e qytetarëve.
“Tani seriali “Çka ka shpia” ne RTK me plot sjellje degjeneruese. Me pengon fakti qe keso seriale pa shije, pa kreativitet e mbi te gjitha pa elemente edukuese per femijet shfaqen ne televizionin tone publik, te paguar me taksat e qytetareve”, shkroi Dalipi.
Tutje, Dalipi kërkoi që të bëhet transformim në këtë medium nga legjislatura e ardhshme.
“Uroj qe deputetet e zgjedhur ne legjislaturen e ardhshme ta transformojne kete medium”, përfundoi Dalipi.
Shkrimi i plotë i Dalipit:
Tani seriali “Çka ka shpia” ne RTK me plot sjellje degjeneruese. Me pengon fakti qe keso seriale pa shije, pa kreativitet e mbi te gjitha pa elemente edukuese per femijet shfaqen ne televizionin tone publik, te paguar me taksat e qytetareve. Uroj qe deputetet e zgjedhur ne legjislaturen e ardhshme ta transformojne kete medium.