Këshilltari i Kurtit: Boiken Abazi u rrëmbye nga Policia e Shqipërisë - Gazeta Express
string(68) "keshilltari-i-kurtit-boiken-abazi-u-rrembye-nga-policia-e-shqiperise"

Gazeta Express

20/10/2020 11:53

Këshilltari i Kurtit: Boiken Abazi u rrëmbye nga Policia e Shqipërisë

Gazeta Express

20/10/2020 11:53

Arbër Zaimi, këshilltari i Albin Kurtit ka thënë se Boiken Abazi është rrëmbyer, pasi ai është arrestuar teksa ecte rrugës, pa i sqaruar asgjë e pa i treguar asnjë dokument.

Këtë reagim e bëri Zaimi përmes një postimi në Facebook, shkruan Gazeta Express.

Lexo Edhe:

“Duke qenë se Boiken Abazin policët e kanë marrë teksa ecte rrugës, pa i sqaruar asgjë e pa i treguar asnjë dokument, mund të thuhet lirisht se kemi të bëjmë me rrëmbim personi. Edhe këto filluan të bëjnë vaki”, ka shkruar Zaimi.

Anëtari i Lëvizjes Vetëvendosje, Boiken Abazi, që është po ashtu një nga bashkëpunëtorët më të ngushtë të Albin Kurtit, është arrestuar mëngjesin e sotëm në Shqipëri. Kështu ka bërë të ditur qendra e LVV-së në Tiranë.

Sipas njoftimit të LVV-së, arrestimi Abazit është bërë gjatë kohës sa ai ishte duke shkuar në një tubim protestues pranë Ministrisë së Punëve të Jashtme të Shqipërisë. /Express/