Këshilltari i Haradinajt, Halil Matoshi, i kujdesshëm me shpenzimet e parasë publike


Gazeta Express
22 Nëntor 2019 23:54

Ish-gazetari Halil Matoshi, këshilltari i tanishëm politik i Ramush Haradinaj, ka harxhuar vetëm 3808 euro nga buxheti i shtetit për mëditje, akomodim e bileta.

Si mëditje ai ka marrë 1 mijë e 807 euro, për bileta ka shpenzuar 830 euro, për akomodim 760 euro, ndërsa për shpenzime të tjera ai ka përdorur vetëm 410 euro.

Matoshi nuk ka harxhuar asnjë cent nga buxheti për shpenzime telefonike dhe kredit kartelë, raporton Insajderi.

Por, Haradinaj dhe 41 vartësit bashkë kanë shpenzuar mbi gjysmë milioni euro për dreka zyrtare.

Te fundit


Kthehu lart