Këshilli politik mblidhet sërish për zgjedhoren, takimi me kërkesë të OSBE - Gazeta Express
string(73) "keshilli-politik-mblidhet-serish-per-zgjedhoren-takimi-me-kerkese-te-osbe"

Këshilli politik mblidhet sërish për zgjedhoren, takimi me kërkesë të OSBE

Gazeta Express

05/06/2020 18:31

Anëtarët e këshillit politik (Gjiknuri i PS, Bylykbashi i PD, Vasili i LSI dhe Hajdari e opozitës së re) do të mblidhen sërish këtë të premte për reformën zgjedhore.

Kërkesa për mbledhjen ka ardhur nga ana e OSBE-së në Tiranë, teksa pritet që palët të ulen sërish në tavolinë në orën 19:30.

Lexo Edhe:

Deri më tani duket se shumë aspekte të reformës janë përmbyllur dhe gjasat janë se në fund do të ketë një marrëveshje për reformën zgjedhore.

Pak më parë në selinë blu ka shkuar përfaqëesuesi i LSI-së Petrit Vasili, i shoqëruar nga kolegu Bylykbashi. Të dy kanë zhvilluar një takim me liderin e PD-së Basha.

Kujtojmë se prej disa ditësh, në krye të negociatave mes palëve politike janë vendosur tre ambasadorët e SHBA-ve, BE-së dhe Britanisë së Madhe, e veçanërisht ambasadorja amerikane Yuri Kim./Express