Këshilli Inicues kundër shtrenjtimit të rrymës merr përkrahje nga grupet parlamentare, LSDM nuk e respekton terminin e takimit - Gazeta Express
string(125) "keshilli-inicues-kunder-shtrenjtimit-te-rrymes-merr-perkrahje-nga-grupet-parlamentare-lsdm-nuk-e-respekton-terminin-e-takimit"

Këshilli Inicues kundër shtrenjtimit të rrymës merr përkrahje nga grupet parlamentare, LSDM nuk e respekton terminin e takimit

Gazeta Express

30/09/2020 12:00

Sot në Kuvendin e Maqedonisë, Këshilli Inicues i protestave kundër shtrenjtimit të rrymës elektrike, ka zhvilluar takime me koordinatorët e grupeve parlamentare të BDI-së dhe ASH&AAA.

Nga Këshilli njoftojnë se grupet parlamentare kanë përkrahur kërkesat e tyre dhe se koordinatorët kanë kërkuar një javë kohë për konsultime në lidhje me kërkesat dhe mënyrën se si do të implementohen.

Lexo Edhe:

Sot në Kuvendin e Maqedonisë, Këshilli Inicues i protestave kundër shtrenjtimit të rrymës elektrike, ka zhvilluar takime me koordinatorët e grupeve parlamentare të BDI-së dhe ASH&AAA, njofton Albanews24.

Nga Këshilli njoftojnë se grupet parlamentare kanë përkrahur kërkesat e tyre dhe se koordinatorët kanë kërkuar një javë kohë për konsultime në lidhje me kërkesat dhe mënyrën se si do të implementohen.

Edhe pse sot Këshillit i është konfirmuar takimi nga ana LSDM-së, i njëjti ka dështuar dhe nuk është dhënë ndonjë arsye.

Përndryshe, Këshilli Organizativ njoftoi protestat në vijim deri në realizimin e kërkesave.

Krenar Osmani

”Pas ftesave nga grupet parlamentare, sot si Trup Kordinues i Protestave zhvilluam takime me kordinatorët e grupeve parlamentare të ASH&AA (ora 13:00) dhe BDI-së (ora 15:00) pranë zyrave të tyre respektive brenda Kuvendit, të cilat rezultuan shumë të suksesshme.
Nga të dy grupet parlamentare ASH&AA dhe BDI, na u dha përkrahje e parezervë në të gjitha kërkesat tona, si dhe na u kërkua 1 javë kohë për konsulltime në lidhje me kërkesat dhe mënyrën e implementimit të tyre.
Ndërsa lsdm-ja edhe përkundër ftesës nga vet ata në momentin e fundit na e anuloi takimin pa asnjë sqarim?!

NË NDËRKOHË, DERI NË REALIZIMIN E KËRKESAVE NE VAZHDOJMË ME PROTESTAT!