Këshilli Gjyqësor ende pa vendim për Vangellovskin


Gazeta Express
10 Qershor 2019 20:13

Këshilli Gjyqësor assesi të vendosë nëse ka veprim të pandërgjegjshëm nga kryetari i Gjykatës Supreme, Jovo Vangelovski dhe kolegët – gjykatës të cilët nga paraburgimi e liruan biznesmenin Sead Koçan.

Kryetari i Këshillit Gjyqësor, Kiro Zdravev, nuk tregoi se kur do të marrin vendim për parashtresat, edhe pse ato janë dorëzuar një vit më parë.

Përveç kësaj, Këshilli Gjyqësor sot shqyrtoi aplikimet për vende pune në Gjykatën Administrative.

Për gjykatës ka konkurruar edhe ish kryetari i KSHZ-së, Aleksandar Çiçakovski, i cili dha dorëheqjen nga funksioni pasi që u zbulua se ai dhe kolegët e tij kanë ndarë bonuse.

Të gjitha procedurat janë në rrjedhë e sipër, po punohet për të gjitha parashtresat, qoftë Kiro Zdravev, Jovo Vangellovski apo cili do gjykatës.

Të gjitha lëndët procedohen – deklaroi Kiro Zdravev, Kryetar i Këshillit Gjyqësor.

Artikull i sponsoruar

Te fundit


Kthehu lart