Këshilla e një fotografe për të ftuarit në darsma


Gazeta Express
21 Korrik 2019 10:34

Një fotografe e darsmave të cilës ju “shkatërrua” një fotografi ku po mundohej të i kapte çiftin e ri në momentin e hyrjes nga një mysafire me telefonin e saj, dha një këshillë për të gjithë të ftuarit në darsma.

“Lini telefonat për një herë në jetën tuaj, dhe shijojeni momentin”

Hannah Stanely- fotografe ishte duke e kapur një foto tejet të mirë të momentit kur babi i nuses po e përcillte në altar të bijën e tij, dhe papritmas një Iphonë, ja ndërpreu foton, raporton “Sunny Skyz”

“Dedikuar vajzës me Iphonë”- filloi Stanley

Jo vetëm që me ke shkatërruar mua foton, por e ke marrur  edhe një kujtim të mirë të çiftit dhe të babit të nuses. Çfarë do të bësh me atë fotografi, seriozisht? A do ta fusësh në kornizë? A do ta shikosh çdo ditë? Jo. Madje, as nuk do ta ruash. Mirëpo, nusja do ta ruante këtë fotografi, madje do ta printonte e ta fus në korniza dhe album, ta shikonte dhe ta kujtonte këtë moment, kur babai i saj e ka përcjellur në altar. Por në vend të kësaj, t’i dëshirove ta bëje një foto me telefonin tënd dhe të ma bllokoje mua pamjen, për një foto që nuk do ta përdorësh kurrë.

Të ftuar, mjaft më i shikuat darsmat dhe eventet tjera vetëm përmes një ekrani. Fikni telefonat dhe shijoni momentin. Përderisa jeni të ftuar ju jeni të rëndësishëm për dhëndrin dhe nusen. Andaj, për këtë arsye jemi ne për ti kapur momentet e darsmes, ndërsa ju të jeni aty për ta dhe të festoni bashkë me ata.

Te fundit


Kthehu lart