“Kerkush s'na pyet qysh punohet po pse nuk ka rrymë”, Llumnica nga Sindikata e KEK: Nuk paguhet rrezikshmëria - Gazeta Express
string(104) "kerkush-sna-pyet-qysh-punohet-po-pse-nuk-ka-rryme-llumnica-nga-sindikata-e-kek-nuk-paguhet-rrezikshmeria"

Lajme

Gazeta Express

23/06/2025 21:12

“Kerkush s’na pyet qysh punohet po pse nuk ka rrymë”, Llumnica nga Sindikata e KEK: Nuk paguhet rrezikshmëria

Lajme

Gazeta Express

23/06/2025 21:12

Nexhat Llumnica nga Sindikata e KEK, tha se punëtorët e KEK-ut “realisht sfidohen” dhe kur shkojnë në shtëpi askush nuk i pyet “qysh punohet e në çfarë kushte, por pse nuk ka rrymë”.

Ai në Pressing në T7 tha se punëtorëve të KEK nuk u paguhet rrezikshmëria.

“Ky punëtor mund të ketë 700-750 euro pagë. Punëtorët e KEK kanë një pagë shumë simbolike, përkundërkësaj nuk iu paguhet rrezikshmëria edhe pse Ligji i Punës iu jep mundësinë këtyre punëtorëve që kanë rrezikshmëri. Në KEK, rreth 1% e stafit vdesin pa u pensionuar që ne dyshojmë se janë sëmundje kancerogjene që i marrin gjatë procesit të punës”, tha Llumnica.