“Kërkonte vazhdimisht seks, më ushtronte presion”, Giggs përballet me akuza të reja - Gazeta Express
string(79) "kerkonte-vazhdimisht-seks-me-ushtronte-presion-giggs-perballet-me-akuza-te-reja"

“Kërkonte vazhdimisht seks, më ushtronte presion”, Giggs përballet me akuza të reja

Sport

Gazeta Express

10/08/2022 16:08

Legjenda e Manchester United dhe kombëtares angleze, Ryan Giggs, ishte në lidhje me 9-të femra njëkohësishtë, ka zbuluar sot në gjykatë Kate Greville, e cila ka paraqitur shumë detaje të reja.

Kate Greville akuzoi Giggs për sulm dhe dëmtime të rënda trupore në nëntor të 2020 dhe zbuloi në Gjykatën e Kurorës së Manchesterit se uellsiani, përveç saj, kishte lidhje me tetë gra të tjera dhe për këtë arsye vendosi ta linte atë.

Lexo Edhe:

“Ajo që gjeta në iPad-in e tij ishte më e keqe nga se mund ta imagjinoja. Ai kishte lidhje me tetë gra të tjera në kohën që ishte me mua. Këto ishin marrëdhënie serioze”, tha Grevilova në gjykatë.

Ajo zbuloi se ishte në një lidhje me Giggs që nga viti 2013 dhe se të dy ishin të martuar në atë kohë, por se dy muaj më vonë e la burrin e saj për ish-futbollistin e Manchester United. Giggs akuzohet se ka sulmuar Kate Greville dhe i ka shkaktuar dëmtime trupor më 1 nëntor 2020, në ambientet e shtëpisë së tij.

Ajo deklaroi se Giggs i dërgonte 50 mesazhe në orë, duke e kërcënuar se do të shkatrronte karrierën e saj.

“Nuk do të më linte kurrë vetëm, nuk kishte asnjë moment që të mos donte të bënim seks. Nëse nuk do të përgjigjesha, do të merrja shumë mesazhe ofenduese dhe kërcënuese. Një herë më dërgoi një email me shantazh, ishte një video intime e jona. Ai më tha se do t’ua dërgonte këtë njerzve nëse nuk do t’i përgjigjesha”, tha ajo.

“Ai vinte te unë në mëngjes, bënim seks, më dukej sikur po më përdorte vëtëm për këtë gjë. Nuk kishte kohë që nuk donte të bënim seks. Ai erdhi në shtëpinë time për të kryer marrëdhënie seksuale dhe më pas fluturoi për në Barcelonë me një femër tjetër. Një moment më thoshte se lidhja jonë nuk do të funksiononte, më pas më dërgonte foto provokuese.”

Giggs gjithashtu akuzohet për sulmin ndaj motrës së saj më të vogël Ema gjatë të njëjtit incident. Uellsiani më pas dyshohet se e ka shkelmuar ish të dashurën e tij kur ajo i tha se po e linte, dhe ai e goditi me bërryl motrën e saj në nofull.

“U çmend në hotel, më kapi kyçet dhe më tërhoqi zvarrë nëpër dysheme. Më hodhi jashtë dhe më fluturoi gjërat në rrugë. U ndjeva e poshtëruar dhe e turpëruar. Ishte hera e parë që ai ishte agresiv ndaj meje”./ h.ll/abcnews.al