Kërkonte metale, por gjeti diçka shumë më të vlefshme


Gazeta Express
22 Maj 2019 11:44

Shumë njerëz shëtisin me detektorë të metaleve në Australi me shpresën për të gjetur ndonjë gjë të vlefshme.

Edhe pse njerëzit qeshin me këto eksperimente, ky hobi ndonjëherë, madje në raste shumë të rralla mund të rezultojë në gjetjen e diçkaje që vlen shumë.

Kjo është historia e një njeriu në Australi që ka gjetur një copë ari që vlen diku 100 mijë dollarë, krejt kjo falë hobit të tij të çuditshëm.

Në fillim pasi e kishte gjetur ai shkoi me një mik të tij në dyqane që blejnë arin me shpresën që mund të kishte ndonjë farë vlere copa që e kishte gjetur.

“Klienti erdhi tek unë me një buzëqeshje të madhe. Ai më tregoi copën e arit dhe unë mbeta i çuditur se çfarë fati kisha që ai kishte ardhur tek unë”, thotë pronari i dyqanit në të cilin shkoi personi në fjalë.

Është e çuditshme se si personi e ka gjetur një pjesë kaq të vjetër të arit kur dihet vlera e tyre.

Personi pasi e ka gjetur ka vendosur të mbetet anonim. Tani ai pret që të nisë një jetë re me fitimet nga copa e arit. /Express/

Artikull i sponsoruar

Te fundit


Kthehu lart