Kërkoi konfirmimin mes lotësh, kalon vettingun gjyqtari i Apelit


Gazeta Express
8 Nëntor 2019 9:16

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit konfirmoi në detyrë gjyqtarin e Apelit, Artur Kalaja. Në seancën e parë gjyqtari u përball me dyshime për “trajtim preferencial”.

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ngriti pikëpyetje mbi një kontratë sipërmarrjeje të bashkëshortes së gjyqtarit Kalaja si dhe përfitimin e 24 milionë lekëve të babait në AKPP.

Por Kalaja tha se i plotësonte të gjithë kriteret për të vazhduar detyrën. “S’kam pasuri të paluajtshme, kam vetëm dy mjete. Kam dy fëmijë në shkollë publike,” shpjegoi mes lotësh gjyqtari.

Në fund pas shqyrtimit të dokumenteve dhe kontrollit në tre shtyllat e vettingut komisioni vendosi konfirmimin në detyrë.

Artikull i sponsoruar

Te fundit


Kthehu lart