Kërkohet paraburgim për personin që tentoi ta dhunojë një vajzë


Gazeta Express
12 Qershor 2019 14:24

Prokuroria Themelore në Gjakovë ka paraqitur kërkesë në Gjykatën Themelore në Gjakovë, për caktimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurit F.K., për shkak se i njëjti dyshohet se ka kryer veprën penale “tentim dhunimi”.

Sipas Prokurorisë, më 10 qershor në afërsi të rrugës magjistrale Gjakovë- Prizren, përderisa e dëmtuara V.Q. kishte zbritur nga autobusi duke vazhduar rrugën për në shtëpinë e saj, i pandehuri F.K. e ndalon në rrugë duke e tërhequr për dore, e prek në pjesë të trupit dhe e dërgon prapa një shkurreje, duke tentuar të kryejë aktin seksual pa pëlqimin e personit tjetër, ku pasi e dëmtuara ka filluar të bërtasë dhe të kërkojë ndihmë, në ato momente ka arritur babai i saj, i cili edhe kishte dalë për ta pritur vajzën.

Ndërkaq, i njëjti e ka kapur të pandehurin dhe ka lajmëruar policinë. Prokurori i rastit ndaj të pandehurit F.K., ka bërë kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit në afat prej 30 ditësh.

Te fundit


Kthehu lart