Kërkohet paraburgim për burrin që rrahu gruan e tij në Gjakovë


Gazeta Express
10 Prill 2019 10:25

Prokuroria Themelore në Gjakovë ka bërë kërkesë për caktimin e paraburgimit, në gjykatën e këtij qyteti, kundër të pandehurit A.K., nga Komuna e Gjakovës, me dyshimin se i njëjti ka kryer veprën penale “lëndim i lehtë trupor”.

Sipas prokurorisë, të hënën më 08 prill në banesën e tyre në Gjakovë, pas një mosmarrëveshjeje paraprake, i pandehuri A.K. i shkakton lëndime të lehta trupore bashkëshortes së tij M.P., duke e goditur me grushte në tërë trupin, goditje këto të cilat kanë vazhduar edhe më shumë kur e dëmtuara me zë të lartë ka kërkuar ndihmë, dhe kështu e njëjta ka lëndime në të dy duart dhe në supin e djathtë.

Prokurori i rastit ndaj të pandehurit A.K., ka bërë kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit në afat prej 30 ditësh. 

Te fundit


Kthehu lart