Kërkohet paraburgim për burrin që dhunoi 12-vjeçaren nga Kamenica - Gazeta Express
string(65) "kerkohet-paraburgim-per-burrin-qe-dhunoi-12-vjecaren-nga-kamenica"

Kërkohet paraburgim për burrin që dhunoi 12-vjeçaren nga Kamenica

Lajme

Gazeta Express

20/10/2021 13:34

Prokuroria Themelore në Gjilan ka kërkuar të caktohet masa e paraburgimit për M.J. i cili dyshohet se ka dhunuar një vajzë të mitur në Kamenicë, raporton Express

Në njoftimin e Prokurorisë bëhet e ditur se M.J. dyshohet që gjatë muajit tetor të këtij viti ka keqpërdorur seksualisht të miturën 12-vjeare.

Lexo Edhe:

“Prokuroria Themelore në Gjilan, Departamenti për Krime të Rënda, ka kërkuar caktimin e masës së paraburgimit, nga Gjykata Themelore në Gjilan, kundër të pandehurit M.J., pasi dyshohet se ka kryer veprën penale ‘’Dhunimi’’, nga neni 227, të Kodit Penal të Republikës së Kosovës. Sipas kërkesës, ekziston dyshimi i bazuar se i pandehuri M.J., gjatë muajit tetor 2021, në komunën e Kamenicës, e ka keqpërdorur seksualisht të miturën e moshës 12 vjeçare. Me urdhër të prokurorit të shtetit, i pandehuri gjendet nën masën e ndalimit 48 orësh”, thuhet në njoftim.

Lidhur me këtë rast ka njoftuar edhe Policia e Kosovës përmes raportit 24 orësh.