Kërkohet një muaj paraburgim për Akil Gjakovën - Gazeta Express
string(46) "kerkohet-nje-muaj-paraburgim-per-akil-gjakoven"

Kërkohet një muaj paraburgim për Akil Gjakovën

Sporte tjera

Gazeta Express

18/04/2024 14:05

Prokuroria Themelore në Pejë ka kërkuar një muaj paraburgim për të dyshuarin e dhunës në familje, xhudistin Akil Gjakova.

Lajmin e ka konfirmuar për RTK-në, zëdhënësi i këtij institucioni, Shkodran Nikçi.

Lexo Edhe:

“Prokuroria ka kërkuar 30 ditë paraburgim për Akil Gjakovën, një ditë para mbajtjes së seancës në Gjykatën Themelore të Pejës”, ka thënë Nikçi.

Gjakova është dorëzuar para dy netësh në Policinë e Kosovës pas kalimit në pikën kufitare në Merdar.

Një ditë para dorëzimit, Policia e Kosovës e ka shpallur në kërkim xhudistin për veprën penale “Dhunë në familje”.

Akili paraprakisht kishte njoftuar se është jashtë Kosovës dhe sapo të vijë në Kosovë do të dorëzohet në polici dhe do të japë sqarime për situatën.

Seanca dëgjimore e Akil Gjakovës po mbahet sot dhe është e mbyllur për publikun.