Kërkohet ligji për pasurinë e funksionarëve - Gazeta Express
string(43) "kerkohet-ligji-per-pasurine-e-funksionareve"

Gazeta Express

09/08/2020 16:26

Kërkohet ligji për pasurinë e funksionarëve

Gazeta Express

09/08/2020 16:26

VMRO-DPMNE nuk heq dorë nga ideja që parlamenti i ri të miratojë një ligj mbi origjinën e pronës së politikanëve. Partia paralajmëroi se nisma për një zgjidhje të tillë ligjore është përparësi për grupin e tyre parlamentar. Sipas tyre, ligji duhet të mbulojë zyrtarët aktual dhe të mëparshëm, por edhe të kontrollojë pronat e familjeve të tyre.

Ne presim që të marrim mbështetje për këtë edhe nga partitë  tjera. Të mos mbetet vetëm në përpjekje deklarative pasi të gjithë liderët e tjerë politikë këtë e premtuan për opinionin, por nuk e përmbushën. Prandaj, një nga hapat e parë që do të ndërmarrim në Parlament do të jetë Ligji për origjinën e pronës së politikanëve “-tha Dimce Arsovski, VMRO – DPMNE.

Lexo Edhe:

Sipas deklaratës së sotme të partisë së LSDM-së, ata dhe BDI në negociatat për formimin e qeverisë së re, mbështetën procesin e kontrollit të pronave të zyrtarëve.

LSDM:

“Partitë bien dakord për pastrimin e gjyqësorit dhe verifikimin e origjinës së parave dhe kapitalit të secilit zyrtar, përmes një sistemi për të cilin do e bëjmë bashkërisht.”

Nga koalicioni Aleanca për Shqiptarët – Alternativa, theksuan se ata mund të propozojnë një ligj të tillë në Parlament, para VMRO – DPMNE-së.

Koalicioni Aleanca për Shqiptarët – Alternativa:

“Në programin tonë qëndron se ne qëndrojmë fort pas postulatit të shtetit të së drejtës, departizimit të gjyqësorit dhe administratës shtetërore, dekriminalizimit të shoqërisë, por gjithashtu do të mbështesim këdo që të propozojë një ligj, por ne mund të propozojmë një projektligj para të gjitha partive tjera.”

Pyetëm edhe BDI-në nëse ata do të mbështesin nismën eventuale të VMRO – DPMNE-së, por, nuk ka përgjigje. Para zgjedhjeve të 15 korrikut, kreu i partisë Ali Ahmeti nëpër tubimet e partisë tha se ai mbështet vetingun në të gjitha fushat – politikë, drejtësi dhe Ministrinë e Brendshme.