Kërkohet kthimi i 17 mijë eurove dhe celulari i sekuestruar, refuzohen kërkesat e gjyqtarit që uli dënimin e Dritan Dajtit.


Gazeta Express
18 Mars 2019 11:54

Gjykata vendos të mos i kthejë 17 mijë eurot që u gjetën në banesën e gjyqtarit që miratoi uljen e dënimit të Dritan Dajtit.

Gjyqtari i Gjykatës së Apelit Vlorës, Skënder Damini, i cili ishte njëri prej tre anëtarëve të trupës gjykuese që dha aprovimin e uljes së dënimit të Dritan Dajtit nga burg përjetë në 25 vite, ka kërkuar në Gjykatën për Krime të Rënda pushimin e çështjes dhe kthimin e celularit të sekuestruar.

Nga ana tjetër, i biri, Lisien Damini, ka kërkuar kthimin e 17 mijë eurove të sekuestruara, me pretendimin se janë të justifikuara dhe me dokumentacion përkatës. Gjyqi i zhvilluar i ndarë, me gjyqtare Liliana Bakun vendosi refuzimin për të dy kërkesat, lënie në fuqi e Shkallës së Parë.

Artikull i sponsoruar

Te fundit


Kthehu lart