Kërkohet arrest shtëpiak ndaj një personi i cili dyshohet se ka dhënë para me fajde në vlerë mbi 200 mijë euro - Gazeta Express
string(110) "kerkohet-arrest-shtepiak-ndaj-nje-personi-i-cili-dyshohet-se-ka-dhene-para-me-fajde-ne-vlere-mbi-200-mije-euro"

Kërkohet arrest shtëpiak ndaj një personi i cili dyshohet se ka dhënë para me fajde në vlerë mbi 200 mijë euro

Gazeta Express

05/06/2020 14:59

Prokuroria Themelore në Gjilan ka kërkuar nga Gjykata kompetente në Gjilan, caktimin e masës së arrestit shtëpiak ndaj të dyshuarit F.D., pasi dyshohet se ka kryer veprën penale ‘’Fajdeja’’.

Sipas Prokurorisë, ekziston dyshimi i bazuar se, i dyshuari F.D., duke shfrytëzuar gjendjen e vështirë materiale të të dëmtuarit E.I., në periudha të ndryshme kohore të njëjtit i ka dhënë para me fajde, në vlerë prej 226,000.00 euro, me qëllim që pastaj t’ia kërkonte me kamatë prej 30%, me ç’rast vlera e përgjithshme sipas marrëveshjes që i dëmtuari kishte për t’ia kthyer të dyshuarit ishte 294,800.00 euro.

Lexo Edhe:

I dyshuari, me vendim të prokurorit të shtetit gjendet nën masën e ndalimit 48 orësh.