Kërkohet anulimi i vendimit të provimit të noterisë - Gazeta Express
string(51) "kerkohet-anulimi-i-vendimit-te-provimit-te-noterise"

Kërkohet anulimi i vendimit të provimit të noterisë

Gazeta Express

26/02/2020 7:17

Një grup i kandidatëve për noterë kanë paralajmëruar që do t’i drejtohen Gjykatës për të kontestuar vendimin e Ministrisë së Drejtësisë (MD) për anulim të provimit të noterisë.

Këtë paralajmërim ata e kanë dhënë pas publikimit të vendimit nga ana e MD-së, me të cilin edhe zyrtarisht është anuluar provimi i noterisë, i shpallur më 19 prill të vitit të kaluar. Ky grup i kandidatëve pohon se me këtë vendim u janë shkelur të drejtat individuale të garantuara me Kushtetutë, shkruan sot “Koha Ditore”.

Lexo Edhe:

Ata pas konferencës së ministres së Drejtësisë, Albulena Haxhiu, të mbajtur të enjten e javës së kaluar, në të cilën ajo kishte paralajmëruar që provimi do të anulohej, kishin shkruar një letër, me të cilën kishin planifikuar që përveç MD-së, t’u drejtohen edhe Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë dhe ambasadorit të Gjermanisë në Kosovë, Christian Heldt. Sipas kësaj letre, një kopje të së cilës e ka siguruara KOHA, ky grup kishte planifikuar të kërkonte që dosjet e secilit kandidat për noterë të trajtohen veç e veç.

Në letër ata kanë thënë që certifikatat e noterëve mund të anulohen vetëm në procedurë gjyqësore – konflikt administrativ, apo nëse ka elemente të veprës penale