Kërkohej në Gjermani për vrasje, kosovari 23-vjeçar kapet në Tiranë


Gazeta Express
19 Maj 2019 11:52

Kanë kaluar dy vjet prej kur në një diskotekë në Gjermani ishte vrarë një person, e si i dyshuar kryesor i policisë gjermane ishte 23-vjeçari nga Kosova, Shkëlqim Kastrati me pseudonimin Kimi, raporton Gazeta Express. E pas dy viteve, 23-vjeçari raportohet se u arrestua në Tiranë.

Për të njejtin kishte flet-arrest ndërkombëtar të lëshuar nga shteti gjerman.


Foto ne njerin nga aeroportet e Gjermanisë

E gjatë kësaj jave policia në Tiranë ka arrestuar dy persona të shpallur në kërkim ndërkombëtar nga drejtësia gjermane. Njëri nga ta është edhe Shkëlqim Kastrati. Ai sipas policisë po akuzohet për “Vrasje me dashje” në shtetin gjarman si dhe personi tjetër i dënuar më parë po akuzohet për shitje të drogave të forta në Zvicër.

Nëdkohë, sipas policisë një tjetër person është shpallur në kerkim pasi u kishte dhëne me qera një banesë këtyre përsonave.

Njoftimi i plotë i policisë:

Tjetër operacion për kapjen e personave shumë të kërkuar të shpallur në kërkim ndërkombëtar.

Finalizohet operacioni policor “Fitness”

Operacioni nga Sektori për Krimet e Rënda në DVP në bashkëpunim me Sektorin e Forcës së Posaçme Operacionale në DVP Tiranë dhe Interpol Tirana.

Kapet dhe arrestohet një shtetas shumë i kërkuar nga drejtësia gjermane për “Vrasje me dashje”, i dënuar më parë në Gjermani për Vrasje mbetur në tentativë.

Arrestohet edhe një shtetas tjetër për “Prodhim dhe shitje të narkotikëve” dhe “Përkrahja e autorit të krimit”, i dënuar më parë për shitje të drogave të forta në Zvicër.

Shpallet në kërkim shtetasi që ju kishte lënë dy personave të arrestuar banesën e marrë me qera prej tij.

Sekuestrohen drogë e armë zjarri.

Në bazë të informacioneve të marra në rrugë operative, Seksioni i Kërkimit në Sektorin e Forcës së Posaçme Operacionale Speciale dhe Kërkimi, në bashkëpunim me Seksionin e Hetimit të Krimeve Ndaj Jetës në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë, në bashkëpunim dhe me Interpol Tirana finalizuan operacionin policor “Fitness”

Si rezultat i operacionit në një palestër u bë e mundur kapja e personit shumë të kërkuar të shpallur në kërkim ndërkombëtar, shtetasit:

Shkelqim Kastrati, 23 vjeç lindur në Gjermani dhe banues në Tiranë.

Ky shtetas ishte i shpallur në kërkim nga Interpol Ëiesbaden/Gjermani, pasi Gjykata e Villingen – Schëenningen, me datë 15.12.2017, ka caktuar masën e sigurisë “arrest me burg”, për veprën penale “Vrasje me dashje”, parashikuar nga Kodi Penal Gjerman. Maksimumi i denimit 15 vjet burg.

Gjithashtu gjatë operacionit, në banesën ku jetonte 23 vjeçari u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë dhe i shtetasit :

A.S, 38 vjeç banues në Shëngjergj Tiranë, i dënuar më parë për shitje të drogave të forta në Zvicër.

Nga kontrolli i banesës së përkohshme në rrugën e “Durrësit”, Policia gjeti dhe sekuestroi në cilësinë e provës materiale një armë zjarri SIG-SAUER, me fishkekë që dyshohet se i përkiste 23 vjeçarit, Shkelqim Kastrati, si dhe 7 paketime me lëndë narkotike “Canabis Sativass”, që dyshohet se i përkiste shtetasit A.S.

Njekohësisht gjatë operacionit u bë shpallja në kërkim e shtetasit A.Ll i cili kishte strehuar në banesën e marrë me qera prej tij, 23 vjeçarin Sh. Kastrati.

Materialet do ti kalojnë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësorë Tiranë për veprën penale, “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit” dhe “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike dhe “Përkrahja e autorit të krimit”.

Artikull i sponsoruar

Te fundit


Kthehu lart