Kërkesa e Veselit për komision hetimor për veteranët, goditje ndaj Haradinajt


Gazeta Express
12 Korrik 2019 10:29

Dorëzimi i kërkesës për formimin e një Komisioni që do të hetojë listat e veteranëve nga ana e kryetarit të Kuvendit, Kadri Veseli, po shihet si e panevojshme, ndërhyrje në drejtësi dhe goditje ndaj parterit të koalicionit, kryeministrit Ramush Haradinaj.

Të paktën kështu deklarojnë nga Lëvizja Vetëvendosje dhe njohës të sistemit të drejtësisë.

Deputeti i VV-së, Rexhep Selimi, thotë për KosovaPress se pretendimi për një komision të tillë vetëm sa e zvarrit zgjidhjen e problemit të veteranëve.  Sipas tij, kryeparlamentari Veseli po mundohet vetëm të shpëtojë veten duke ikur nga përgjegjësia dhe përmes kësaj të godasë partnerit e koalicionit, kryeministrin Haradinaj.

Ndërkaq, nga partia e kryeministrit Haradinaj nuk shprehen kundër këtij komisioni hetimor, por thonë se rasti është në gjykatë dhe se ajo i ka duart e lira që të veprojë dhe të konfirmojë secilin se a janë veteranë të rrejshëm, apo jo.

Deputetja Time Kadriaj e cila u gjend në listat e veteranëve të rrejshëm që u publikuan pas dorëheqjes së prokurorit Elez Blakaj ka thënë për KosovaPress se duhet të hulumtohet për secilin rast veç e veç nëse ka qenë në luftë apo jo.

Te fundit


Kthehu lart