Kërcënoi punonjësit me thikë, grabitet një institucion financiar në Korçë - Gazeta Express
string(72) "kercenoi-punonjesit-me-thike-grabitet-nje-institucion-financiar-ne-korce"

Kërcënoi punonjësit me thikë, grabitet një institucion financiar në Korçë

Gazeta Express

04/06/2020 12:32

Një person ende i paidentifikuar ka grabitur këtë të enjte një institucion financiar në qytetin e Korçës.

Autori ka hyrë në godinë dhe nën kërcënimin e thikës ka rritur të marrë një sasi parash, më pas për t’u larguar në drejtim të paditur.

Lexo Edhe:

Policia ka shkuar në vendngjarje dhe ka nisur hetimin dhe kërkimet për kapjen e grabitësit.

NJOFTIMI I POLICISE:

Më datë 04.06.2020, rreth orës 12:00, në lagjen nr. 7, në një zyrë e cila shërben për dhënie kredie, ka hyrë një shtetas i paidentifikuar i cili duke ushtruar presion psikologjik punonjësve me një thikë, dyshohet se ka marrë një sasi lekësh dhe më pas është larguar me shpejtësi.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

Shërbimet e Policisë kanë rrethuar zonën dhe po vijonë kontrollet për kapjen e autorit.