Kërcënoi policinë, bie në pranga 61-vjeçari


load
Gazeta Express
8 Nëntor 2019 11:00

Bie në prangat e policisë një burrë qe kercenoi punonjesit e Bashkise sepse po kryenin punime në një tokë në kufi me tokën e tij.

“Shërbimet e Komisariatit Nr. 5 arrestuan në kuadër të operacionit policor të koduar “Valiasi”, shtetasin R. S., 61 vjeç, banues në Valias i ri, në Kamëz.

Ky shtetas është konfliktuar për shkak të detyrës me punonjësit e Bashkisë Kamëz, të cilët po kryenin punime në një tokë në kufi me tokën e shtetasit R. S. dhe gjatë momentit që ky shtetas po futej në banesë i ka kërcënuar me fjalë për jetën punonjësit e Bashkisë Kamëz.

Me marrjen dijeni për rastin, në vendngjarje kanë mbërritur menjëherë dy shërbime të patrullës dhe specialistë për parandalimin dhe hetimin e krimit, të cilët kanë parandaluar përshkallëzimin e konfliktit dhe gjatë kontrollit të banesës dhe ambienteve në pronësi të këtij shtetasi, Policia gjeti një armë zjarri pushkë dhe fishekë luftarakë, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale’.

Në përfundim të veprimeve të para hetimore u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit R. S., për veprën penale “Mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit”.

Artikull i sponsoruar

Te fundit


Kthehu lart