Kërcënoi policët dhe përmbaruesit, nuk lejoi ekzekutimin e vendimit të gjykatës për pronën


Gazeta Express
11 Shtator 2019 10:42

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Mallakastër, arrestuan në flagrancë shtetasin A.O, 38 vjeç, banues në Ballsh.

Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi ka kanosur për shkak të detyrës punonjësit e policisë dhe punonjësit e shërbimit përmbarimor për mos ekzekutimin e vendimit të Gjykatës së Apelit Vlorë për një pronë (tokë bujqësore).

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprat penale “Kanosja për shkak të detyrës” dhe “Pengime për ekzekutimin e vendimeve të Gjykatës”.

Te fundit


Kthehu lart