Kërcënohet me vdekje futbollistja e cila refuzoi ta nderojë Maradonën para ndeshjes - Gazeta Express
string(83) "kercenohet-me-vdekje-futbollistja-e-cila-refuzoi-ta-nderoje-maradonen-para-ndeshjes"

Futboll

Gazeta Express

01/12/2020 8:59

Kërcënohet me vdekje futbollistja e cila refuzoi ta nderojë Maradonën para ndeshjes

Futboll

Gazeta Express

01/12/2020 8:59

Paula Dapena, futbollistja e Viajes InterTias FF nga kategoria e tretë e futbollit të vashave në Spanjë, ka thënë se ka marrë kërcënime me vdekje pasi nuk pranoi ta nderojë legjendën e ndjerë të Argjentinës, Diego Armando Maradona.

Para një ndeshjeje miqësore të shtunën kundër Deportivo La Coruna, të gjitha futbollistet, me përjashtim të Dapenas, u rreshtuan në mesin e fushës për ta mbajtur një minutë heshtje në nderim të Maradonës, transmeton Gazeta Express.

Lexo Edhe:

Maradona vdiq të mërkurën e kaluar në moshën 60-vjeçare, pas një sulmi në zemër. Dapena u ul në fushë dhe e ktheu shpinën në shenjë proteste.

“Ditë më parë, në Ditën e Eliminimit të Dhunës Gjinore, nuk u bënë këto gjeste dhe nëse një minutë heshtje nuk u mbajt për viktimat, atëherë unë nuk do ta mbaj një të tillë për një abuzues”, kishte thënë ajo pas ndeshjes të shtunën.

Dapena kishte shtuar: “Kam thënë se nuk pranoj ta mbaj një minutë heshtje për një përdhunues, pedofil dhe abuzues, prandaj u ula në tokë dhe e ktheva shpinën. Për të qenë lojtar, duhet së pari të jesh njeri dhe unë kam vlera përtej aftësive që i kishte ai, të cilat e dimë që ishin cilësi madhështore futbolli dhe talenti”.

Qëndrimi i saj ka nxitur reagime shumë të ashpra dhe Dapena njofton se për këtë ka marrë edhe kërcënime me vdekje.

“Jo vetëm unë, por edhe bashkëlojtaret e mia janë ngacmuar në rrjetet sociale. Ne jemi kërcënuar edhe me vdekje dhe kemi marrë mesazhe si ‘do të ta gjej adresën e shtëpisë dhe do të vij atje të t’i thyejë këmbët’”, tregoi ajo.

Maradona vdiq në Ditën Botërore për Eliminimin e Dhunës kundër Grave.

Ish-ylli i Barcelonës dhe Napolit ishte detyruar të përgjigjej ndaj akuzave për dhunë familjare në vitin 2014, pasi një video e kishte shfaqur atë duke e rrahur bashkëshorten e vet, Oliva. /Gazeta Express/