Kërcënohet me jetë vajza e Antonio Contes


load
Gazeta Express
21 Nëntor 2019 14:01

Trajneri i Interit, Antonio Conte, ka marrë një letër kërcënuese ndaj vajzës së vet, si dhe ndaj anëtarit të stafit dhe ish-trajnerit fizik të Juventusit dhe Real Madridit, Antonio Pintus.

Letra, e cila thuhet të jetë dërguar nga Florence, përmbante një gëzhojë pushke dhe mesazh kërcënues drejtuar Contes: “Ne e dimë se ku jeton ti dhe kush është vajza juaj”, transmeton Gazeta Express.

Gazeta italiane La Stampa raporton se policia lokale në Milano e ka kontaktuar Conten, i cili thotë se nuk e njeh shkrimin në letër dhe se përmbajtja e saj nuk ia kujton ndonjëri.

Sipas mediave italiane, ka mundësi që letra të jetë dërguar nga ndonjë përkrahës i ndonjë ekipi kundërshtar, i cili është i zemëruar me Interin dhe formën e tij të mirë këtë sezon, por edhe nga ndonjë tifoz i zikaltërve që nuk e pranon të kaluarën e Contes në Torino.

Policia është duke e hetuar rastin dhe do ta analizojë letrën për shenja të gishtërinjve. /Gazeta Express/

Te fundit


Kthehu lart