Kërcënim me bombë në Aeroportin e Prishtinës, evakuohen udhëtarët
Lajme
Gazeta Express
06/02/2023 16:30
Zëdhënësja e Aeroportit Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem
Jashari”, Valentina Gara, thotë se kanë marrë një kërcënim me bombë.
Ajo njofton se udhëtarët dhe personeli i Aeroportit janë
larguar nga aty, ndërsa janë angazhuar ekipet emergjente.
“Konfirmojmë se kemi pranuar një kërcenim me bombë.
Udhëtarët dhe personeli janë evakuar. Ekipet emergjente janë involvuar në
detyrat dhe përgjegjësitë e caktuara”, thuhet në njoftimin e Garës.