14-vjeçarja nga Gjilani dyshohet se është keqpërdorur seksualisht dhe më pas është detyruar që të abortojë në javën e tretë të shtatzënisë, nga 21-vjeçari me iniciale Sh.J, me të cilën dyshohet se e mitura ka qenë në lidhje dashurie.
Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Gjilan, Jetish Maloku e ka konfirmuar rastin.
“Unë vetëm mund të konfirmoj se një person i dyshuar është ndaluar për këtë rast dhe se kemi bërë kërkesë që këto dy, tre ditë të kryhen ekzaminimet mjeko-ligjore”, ka thënë Maloku për Gazetën Sinjali. Këtij portali i ka thënë një burim se e gjithë ngjarja filloi në një ditë dimri mes muajit janar dhe shkurt të këtij viti, në motelin “Casablanka”, që ndodhet në fshatin Livoq i poshtëm në Gjilan, ku e mitura dyshohet se u keqpërdor seksualisht nga 21-vjeçari, i cili dyshohet se e detyroi të kryejë marrëdhënie seksuale me të.
Si pasojë e këtij akti, e mitura, e cila në atë kohë ishte vetëm 13-vjeç, kishte ngelur shtatzënë, për çka në muajin mars, rreth tri javë e disa ditë shtatzëni.
Ndërprerja e kundërligjshme e shtatzënisë dyshohet se është kryer në një klinikë private në Prishtinë, mjekët e të cilës kishin refuzuar që t’i jepnin të miturës fletëlëshimin për kryerjen e abortin.
Prokuroria Themelore në Gjilan ka nisur hetimet ndaj mjekëve të klinikës private në kryeqytet, të cilët dyshohet se në muajin mars kanë mundësuar abortin.
E mitura ka raportuar se rasti kishte ndodhur gjatë muajve janar dhe shkurt, ndërkaq rastin në polici e ka paraqitur e shoqëruar nga nëna e saj.
Rastin e ka konfirmuar edhe Policia në raportin e 24 orëve të fundit.
“Viktima femër e mitur në shoqërim me nënën e saj femër kosovare kanë raportuar se në muajt e cekur të këtij viti është dhunuar nga i dyshuari mashkull madhor kosovar”, bëhet ne ditur në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës.
I dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit është dërguar në mbajtje për 48 orë.
Reisebüro Prishtina ofron shërbime të sigurta, të shpejta dhe të besueshme, duke mbetur zgjedhja kryesore për ata që udhëtojnë nga...