Këputi gishtat, veshët dhe hundën – Burri që dëshiron të duket si alien - Gazeta Express

Këputi gishtat, veshët dhe hundën – Burri që dëshiron të duket si alien

Fun

Gazeta Express

24/11/2021 22:55

Loffredo zbuloi se po përgatitet të heqë dy gishta edhe nga dora e djathtë, në mënyrë që të ketë ‘kthetra’ të njëjta.

Anthony Loffredo, 33 vjeç, ka bërë një veprim drastik, pasi është i fiksuar të duket si një alien. Së fundi, ai ka prerë dy gishta në dorë për t’i dhënë një tjetër pamje transformimit të tij.

Lexo Edhe:

Më parë ai kishte mbuluar trupin e tij – duke përfshirë sytë – me tatuazhe dhe ka hequr hundën dhe buzën e sipërme në përpjekjen e tij për t’u dukur si një “alien i zi”.

Francezi, i cili dokumenton ndryshimet e tij fizike dramatike për 730,000 ndjekësit e tij në Instagram, tani ka shkuar një hap më tej dhe ka bërë një operacion në Meksikë për të prerë dy gishtat e tij.

Pavarësisht se Loffredo iu nënshtrua një sërë procedurash kirurgjikale – edhe për të ndarë gjuhën në gjysmë – ai zbuloi se është ende 34% e rrugës drejt qëllimit të tij për t’u bërë një ‘alien i zi’.

Loffredo zbuloi se po përgatitet të heqë dy gishta edhe nga dora e djathtë, në mënyrë që të ketë ‘kthetra’ të njëjta.

Ai shkroi në Instagram: “Në anën tjetër të botës për të vazhduar projektin tim, procedura po shkon mirë, një ëndërr më shumë që sapo është realizuar. Faleminderit për punën tuaj të madhe, faleminderit Meksikë nga zemra.”