Këpucët inteligjente që parandalojnë rënien tek të moshuarit - Gazeta Express
string(60) "kepucet-inteligjente-qe-parandalojne-renien-tek-te-moshuarit"

AutoTech

Gazeta Express

20/02/2026 22:15

Këpucët inteligjente që parandalojnë rënien tek të moshuarit

AutoTech

Gazeta Express

20/02/2026 22:15

Një çift këpucësh “smart” mund të ndihmojë personat e moshuar të qëndrojnë në këmbë dhe të parandalojnë rëniet potencialisht fatale, duke mbrojtur pavarësinë e tyre dhe duke kursyer miliarda për NHS çdo vit.

Të dhënat e mëparshme nga National Institute for Health and Care Excellence (NICE) tregojnë se rëniet janë një nga shkaqet kryesore të paaftësisë dhe kryesori i vdekshmërisë nga lëndimet tek njerëzit mbi 75 vjeç në Mbretërinë e Bashkuar. Trajtimi i këtyre pacientëve kushton NHS mbi 2.3 miliardë paund çdo vit, duke përfshirë kujdesin shëndetësor, komunitarin dhe spitalor gjatë 12 muajve pas rënies.

Derisa deri tani ka pasur pak mënyra për parandalimin e rënieve, inxhinieri Dr. Jiayang Li nga University of Bristol ka krijuar këpucët inteligjente që mbledhin të dhëna në kohë reale për mënyrën e ecjes, duke ndihmuar mjekët dhe kujdestarët të parandalojnë aksidentet.

Dr. Li frymëzimin e mori nga mentor i tij 89-vjeçar, Peter Langlois, i cili kishte vështirësi të qëndronte në këmbë. Këpucët përmbajnë një brendësisë me qindra sensorë të vegjël, të cilët regjistrojnë të dhëna laboratorike për ecjen e përdoruesit. Të dhënat mund të shfaqen në tablet ose telefon celular dhe prodhojnë imazhe që tregojnë pikat e presionit dhe nëse personi ecën në mënyrë të balancuar apo rrezikon të bjerë.

Personat mbi 65 vjeç janë më të rrezikuarit për t’u rrëzuar, dhe rreth gjysma e atyre mbi 80 vjeç përjetojnë të paktën një rënie në vit.

“Peter ka mbështetur shumë punën time që nga fillimi i PhD-së dhe është e mrekullueshme që edhe në moshën 89-vjeçare ai redakton me kujdes artikujt shkencorë të grupit tim,” tha Dr. Li për The Independent. “Një ditë vërejta që ai ishte i paqëndrueshëm në këmbë dhe pothuajse humbi balancën. Më bëri të mendoj se kjo është shumë rrezikshme, sidomos për ata që jetojnë vetëm. Pastaj mendova se teknologjia jonë e semikondiktorëve mund të ndihmojë.”

Këpucët përdorin një mikroçip të avancuar që lexon njëkohësisht të 253 sensorët e vogël në sole dhe funksionojnë me bateri me tension të ulët, duke u lidhur me pajisje të vogla si telefoni ose ora inteligjente.

“Parandalimi i rënieve është një sfidë e madhe për popullatat e moshuara, dhe mundësia për ta bërë këtë me shpikjen tonë është emocionuese,” shtoi Dr. Li. Mentor i tij, Peter, u ndje i prekur dhe shpreson që këpucët të prodhohen një ditë për të ndihmuar shumë njerëz.

Krijimi i këtyre këpucëve vjen në një kohë kur mijëra operacione të planifikuara për zëvendësimin e nyjave janë anuluar për shkak të mungesës globale të çimentos së kockës.

Aktualisht, NHS ka vetëm një javë furnizim dhe rreth 850,000 pacientë në Angli presin kirurgji të nyjave. Spitalet janë udhëzuar të prioritetizojnë rastet emergjente dhe të anulojnë operacionet e planifikuara për dy muajt e ardhshëm, ndërsa zgjidhja e problemit mbetet e pasigurt. /GazetaExpress/

Advertisement
Advertisement
Advertisement