Këpucë dhe flamuj të vendeve të BE-së para parlamentit, protesta ndryshe e të rinjve


Gazeta Express
25 Prill 2019 10:53

Të rinjtë e forumeve rinore të PD dhe LSI-së kane nisur një tubim simbolik para godinës së Parlamentit.

Simbolika e protestës është largimi i të rinjve shqiptarë nga vendi, si pasojë e keqqeverisjes, sipas opozitës.

Të rinjtë simbolikisht kanë vendosur përpara Parlamentit 200 këpucë me flamujt e vendeve të BE, ku kane emigruar të rinjtë shqiptare, duke ikur nga varfëria dhe pasiguria e krijuar në vend.

Të rinjtë mbajnë në duar parrullën “Ti Shqipëri s’më jep nder, me jep emrin mërgimtar”.

“Te rinjte simbolikisht kane vendosur perpara Parlamentit 200 kepuce me flamujt e vendeve te BE, ku kane emigruar te rinjte shqiptare, duke ikur nga varferia dhe pasuguria e krijuar ne vend. Te rinjte mbajne ne duar parrullen “Ti Shqiperi s’me jep nder, me jep emrin mergimtar”, njofton PD.

Te fundit


Kthehu lart