Keni rrathë të zinj poshtë syve, gabimet që duhet shmangur - Gazeta Express
string(57) "keni-rrathe-te-zinj-poshte-syve-gabimet-qe-duhet-shmangur"

Keni rrathë të zinj poshtë syve, gabimet që duhet shmangur

Keshilla Mjekësore

Gazeta Express

01/11/2022 20:13

Rrathët e zinj poshtë syve bëjnë që të dukeni të lodhur. Por nëse trajtohen, mund t’i riktheni fytyrës pamjen rinore. Në shumicën e rasteve, rrathët poshtë syve janë një problem estetik që mund të përmirësohet por mund të ketë dhe raste që fshehin një problem serioz shëndetësor.

Për të trajtuar rrathët e zinj në mënyrë natyrale, duhet të ndryshoni disa zakone të këqija të përditshme ose të bëni vetë maska. Në të dyja rastet, sigurisht që duhet të jeni të duruar derisa të shihni rezultate. Kjo është arsyeja pse do të ishte mirë të provoni çdo trajtim natyral për të paktën 4-6 javë.

Lexo Edhe:

Zakone të thjeshta ditore për të reduktuar problemin

Pini sa më shumë ujë

Përveç hidratimit, ndihmon në eliminimin e toksinave dhe zvogëlimin e mbajtjes së lëngjeve që shkakton ënjtje.

Më shumë gjumë

Duke reduktuar lodhjen reduktohen rrathët poshtë syve. Pra, sigurohuni që të flini të paktën 8 orë. Në këtë mënyrë, ju ndihmoni në reduktimin e ënjtjes edhe më shumë.

Kufizoni kripën

Ushqimet e kripura shkaktojnë mbajtjen e lëngjeve, një nga shkaqet kryesore të rrathëve të syve.

Reduktoni alkoolin

Pija është përgjegjëse për dehidratimin e trupit, por edhe për mbajtjen e lëngjeve. Duke e shmangur atë, ju mund ta kufizoni problemin.

Pirja e duhanit

Ky zakon i dëmshëm ndikon në vitaminën C të trupit, e cila ndihmon në prodhimin e kolagjenit. Prandaj, ulja e kësaj vitamine e çon lëkurën tuaj në plakje të parakohshme.

Ushtrimet

Në këtë mënyrë ju jo vetëm ushtroni, por e mbani trupin tuaj të shëndetshëm dhe të bukur. Vetëm kini kujdes që të shmangni ushtrimet që mund të shkaktojnë rrudha. /abcnews.al