Keni plane për martesë? Mësoni moshën ideale për të qenë i lumtur


Gazeta Express
19 Maj 2019 9:33

Vendimi për t’u martuar është ndër më të rëndësishmit në jetën e çdo individi. Ka nga ata që stepen duke preferuar të qendrojnë vetëm, por ka edhe nga ata që mendojnë se lumturia vjen në çift. Sipas studimeve të kryera së fundmi nga ‘The time’, njerëzit duhet të martohen nga mosha 28 deri në 32, në qoftë se nuk dëshirojnë të divorcohen. Megjithatë këto janë thjesht statistika dhe mund të mos përshtaten me situatën tuaj personale, karakterin ose psikologjinë. Prandaj nëse keni në krah dikë që e dashuroni vërtetë dhe jeni të lumtur, nuk ju mbetet veçse të lëvizni. Jeta ju thërret! /revistawho.com

Te fundit


Kthehu lart