Këngëtarja vihet në dilemë, kë të puth nga këta të tre


Gazeta Express
22 Nëntor 2019 20:44

Mariza Ikonomi është një nga këngëtaret shqiptare, që është dalluar gjithmonë për vokalin e saj.

Së fundmi, ajo ka qenë e ftuar në emisionin ‘You&Me’ me Julkën dhe Arditin.

Përveç intervistës, Mariza u bë pjesë e disa lojërave, ku u zbuluan edhe shumë të fshehta nga jeta e saj.

Në lojën ‘Do e doja s’do e doja’, këngëtarja u pyet nga Julka për personazhat e famshëm të cilët ishin klasifikuar në kategori të ndryshme.

Kështu për tu puthur në buzë Marizës iu ofruan tre opsione: Florian Agalliun, Landi i ‘West Side Family’ dhe Floriana Garo. Këngëtarja zgjodhi për të puthur në buzë Florin dhe Landin pasi siç tha dhe ajo janë shumë simpatikë./newsbomb

Te fundit


Kthehu lart