Këngëtarja shqiptare përfundon në spital, probleme me shëndetin


Gazeta Express
10 Tetor 2019 14:35

Këngëtarja e njohur shqiptare, Krusita është shtruar në spital. Këtë e ka bërë të ditur vetë ajo me anë të një postimi në Instastory ku shfaqet duke bërë serum.

Krusita lë të kuptohet se ka marrë ftohje. “Edhe më thanë do ftohesh po s’mora vesh”, shkruan këngëtarja.

Krusita u bë shumë e njohur vitin e kaluar kur u prezantua në “Kënga Magjike” me këngën “Akull”, një këngë që u pëlqye shumë nga publiku e që mori një çmim.

Krusita ka fituar gjithashtu “Gjeniun e vogël” vite më parë, aty ku nisi karriera e saj artistike

Te fundit


Kthehu lart