Këngëtarja kosovare në pritje të fëmijës së saj të parë - Gazeta Express
string(55) "kengetarja-kosovare-ne-pritje-te-femijes-se-saj-te-pare"

Këngëtarja kosovare në pritje të fëmijës së saj të parë

Rozë

Gazeta Express

18/09/2021 15:51

Këngëtarja e njohur nga Kosova, Gresa Behluli është në pritje të ëmbël. Prej disa kohësh, ajo dhe bashkëshorti i saj, Lulzim Ibrahimi, po përfliteshin se do të bëheshin prindër për herë të parë.

Ndërkohë, emisioni “Prive” në një nga kronikat e përjavshme “E vërtetë, e pavërtetë”, e ka cilësuar si të vërtetë lajmin në fjalë.

Lexo Edhe:

Gresa dhe Lulzimi janë prej muajsh në dijeni të shtatzënisë së këngëtares, ndërsa gjinia e foshnjës ende nuk është bërë e ditur.

Sa i përket muzikës, këngëtarja ka qenë mjaft e angazhuar këtë verë me interpretime nëpër dasma dhe festa të ndryshme