Këngëtari rrëfen se koronavirusi e la të paralizuar - Gazeta Express
string(51) "kengetari-rrefen-se-koronavirusi-e-la-te-paralizuar"

Këngëtari rrëfen se koronavirusi e la të paralizuar

Gazeta Express

18/10/2020 21:17

Këngëtari Christopher Cross ka folur së fundmi për eksperiencën e tij të vështirë me koronavirusin.

Në një intervistë të transmetuar këtë fundjavë në “CBS Sunday Morning”, 69-vjeçari tha se ka përjetuar momente shumë të vështira pasi ai dhe e dashura e tij morën virusin.

Lexo Edhe:

Sipas Cross, ata të dy rezultuan pozitivë pasi u kthyen nga një udhëtim në Mexico City.

Ndërsa çifti ishte sëmurë për rreth tre javë, ai tha se ndihej mjaft mirë për të dalë për pazar ushqimesh në prill, por kur u kthye në shtëpi këmbët e tij u dorëzuan. Cross tha se mjekët e diagnostikuan atë me Sindromën Guillain-Barre, një çrregullim i rrallë neurologjik, në të cilin sistemi imunitar sulmon nervat, gjë për të cilën ata besonin se ishte shkaktuar nga Covid-19.

“Ishin 10 ditët më të këqija të jetës sime”, tha Cross.

“Dhe unë nuk mund të ecja, mezi mund të lëvizja. Dhe kjo ishte sigurisht periudha më e errët për mua. Ishte vërtet e vështirë”.

Fituesi i Grammyt, i njohur për hitet përfshirë “Sailing” dhe “Ride Like The Wind”, tha:

“Unë nuk jam një njeri shumë i famshëm, por është e rëndësishme që njerëzit të dinë që mund ta marrin këtë sëmundje lehtësisht. Kështu ndjeva se kisha një lloj detyrimi për ta ndarë me njerëzit”.

Cross tha se ai vazhdon të luftojë për t’u rikuperuar dhe tha se të folurit dhe kujtesa e tij janë prekur gjithashtu. Fatmirësisht ai nuk e ka më të nevojshëm përdorimin e karrocës, mirëpo ende i duhen patericat për të lëvizur.