Ndërmarrjet kosovare kanë nevojë për punëtorë dhe menaxherë të certifikuar - Gazeta Express
string(74) "ndermarrjet-kosovare-kane-nevoje-per-punetore-dhe-menaxhere-te-certifikuar"

Gazeta Express

25/02/2020 13:50

Ndërmarrjet kosovare kanë nevojë për punëtorë dhe menaxherë të certifikuar

Gazeta Express

25/02/2020 13:50

Ndërmarrjet e Mikro dhe të Vogla në Kosovë përbëjnë përqindjen më të madhe në tregun e ndërmarrësisë në Kosovë.

Sipas Agjencisë së Statistikave të Kosovës (ASK) kjo kategori e kalon 90 përqindëshin e ndërmarrjeve, ndërsa pjesa tjetër përbëhet nga ato të Mesme dhe të Mëdha.

Lexo Edhe:

Ndër sfidat kryesore me të cilat ndërmarrjet Mikro dhe të Vogla ballafaqohen, përveç mungesës së tregut, janë edhe pamundësia që të gjejnë kuadra adekuate që do të mund të menaxhonin në mënyrë profesionale një ndërmarrje të nivelit të tillë.

Mungesa e kuadrave dhe fuqisë punëtore të kualifikuar profesionalisht, sipas shumë raporteve, ka bërë që kjo kategori e ndërmarrjeve të mos mund të zhvillohen dhe të kalojnë në nivel, pra nga ato mikro dhe të vogla, në ato të mesme dhe të mëdha.

Në një studim të bërë kohë më parë nga Oda Ekonomike e Kosovës (OEK), është parë se ndër barrierat kryesore që vazhdojnë të hasin bizneset janë mungesa e fuqisë punëtore të kualifikuar, ekonomia informale, furnizimi me energjie elektrike, kostoja e lartë energjisë elektrike dhe kamatat e larta.

Në këtë drejtim, Instituti për Kontabilitet, Aduditim dhe Financa (IKAF) ka bërë disa fushata të avokimit për rritje të numrit të punëtorëve dhe drejtuesve të ndërmarrjeve që janë profesionalisht të certifikuar.

Në kuadër të këtyre fushatave, IKAF ka realizuar seminare me tema aktuale në profesionin kontabilitetit duke sjellur edhe ligjërues britanikë, si dhe duke ofruar certifikime amerikane të nivelit të lartë me njohje ndërkombëtare siç është CMA “Menaxher i Kontabilitetit i Certifikuar” (Certified Management Accountant).

Faktin se tregu i Kosovës është duke vuajtur mungesën e profesionistëve në fusha të ndryshme e kanë dëshmuar edhe disa studime të realizuara nga IKAF. Ndër kuadrot që janë më të nevojshme për këto ndërmarrje, sipas këtyre studimeve, janë vlerësuar të jenë kontabilistë të certifikuar si dhe financierë seniorë.

Ndërsa, sipas këtyre studimeve, aprovimi i Ligjit për Kontabilitet, Raportim Financiar dhe Auditim, ka obliguar pothuajse të gjitha llojet e ndërmarrjeve që raportimet financiare t’i kenë të nënshkruara nga një Kontabilist i Certifikuar.

IKAF, institut që merret me certifikimin e Kontabilistëve, Auditorëve, dhe me Edukim të Vazhdueshëm Profesional, në bazë të këtyre studimeve ka konstatuar se, me aprovimin i këtij Ligji, është shtyrë edukimin profesional që konsiderohet si një veprim që ngritë nivelet edhe të ndërmarrësisë në vend.

Në anën tjetër, mungesën e këtyre kuadrove, përveç NMVM-ve, po e vuajnë edhe ndërmarrjet e mëdha, koorporatat si dhe ndërmarrjet publike.

Sipas studimeve të IKAF është vlerësuar se ndërmarrjet e mëdha që kanë nivel senior të menaxhimit, duhet të kenë menaxherë e drejtorë të certifikuar me certifikime profesionale që janë në hap me kohën, të cilët aplikojnë standarde të larta në menaxhim të ndërmarrjeve.

Në këtë kuadër, IKAF ka organizuar edhe një sërë trajnimesh, seminaresh për të bërë vetëdijësimin.

Përveç mungesës së kuadrove profesionale, sipas njohësve të ekonomisë, ekonomia kosovare e ka problem edhe mos avancimin e atyre kuadrove që tashmë janë në pozita udhëheqëse. Ata theksojnë që ndërmarrjet e të gjitha kategorive në vend, do të dëshironin që, në nivelin menaxherial, të kenë edhe kuadro të certifikuara me certifikime profesionale të njohura ndërkombëtarisht, që janë në trend me zhvillimet globale.

Muhamet Aliu, profesor në Universitetin e Prishtinës dhe në IKAF, ka thënë se ky nivel i ndërmarrjeve po hasin në vështirësi të mënaxhimit, si pasojë e mungesës së menaxherëve të kualifikuar në përputhje me standarded ndërkombëtare.

“Performanca e menaxhmentit të lartë në kompanitë publike, por edhe ato private në Kosovë mbetët në nivel të ulët. Ky nivel i rezultatit vije si pasojë e mungesës së Edukimit të Vazhduheshëm Profesional dhe certifikimeve që kanë nivel të lartë dhe janë në hap me trended botërore”, ka thënë Aliu.

Sipas tij, të gjitha llojet e ndërrmarrjeve në vend kanë nevojë që të investojnë më shumë që menaxhmentin ta kenë sa më profesional në fushën e kontabilitetit dhe financave pasi që, siç shprehët ai, nga ky llojë i profesionistëve përcaktohet edhe e ardhmja e ndërmarrjes, firmës apo organizatës.

“Menaxhmenti i nivelit të lartë, ku përfshihen kryeshefi ekzekutiv, shefi i financave dhe ai i operacioneve, duhet të kenë përgatitje akademike nga fusha e kontabilitetit, financave apo menaxhmentit, si dhe edukim dhe kualifikim nga fusha profesionale apo për industrinë që i përket subjekti që ata e drejtojnë”.

Edhe Hajdar Hoxha, profesor në IKAF ka vlerësuar se ndërmarrjet publike, por edhe ato private qëndrojnë dobët në aspketin e menaxhimit dhe përcaktimit të strategjisë.

“Sipas vlerësimit tim, sektori publik është në nivel tejet të dobët, ndërsa sektori privat qëndorn në një pozicion më të mirë”.

Për të pasur një plan zhvillimor më të qartë dhe performancë më të mirë, sipas Hoxhës, ndërmarrjet duhet që të investojnë shumë në edukim profesional të stafit menaxherial dhe edukim të vazhdueshëm.

“Kryeshefi ekzekutiv duhet të ketë trajnime në menaxhim efikas dhe lidership, por edhe trajnimet në fushën e financave janë të mirëseardhura, ndërsa drejtori i financave duhet patjetër të ketë trajnime në fushën e menaxhimit financiar. Drejtori operativ mendoj të ketë trajnime organizative”, është shprehur Hoxha.