Këndvështrimi i Nagavcit: LDK-ja, PDK-ja, AAK-ja, Lista Serbe u bashkuan kundër Kurtit për t'i dalë në krah Thaçit - Gazeta Express
string(99) "kendveshtrimi-i-nagavcit-ldkpdk-aak-lista-serbe-u-bashkuan-kunder-kurtit-per-ti-dale-ne-krah-thacit"

Gazeta Express

30/03/2020 11:23

Këndvështrimi i Nagavcit: LDK-ja, PDK-ja, AAK-ja, Lista Serbe u bashkuan kundër Kurtit për t’i dalë në krah Thaçit

Gazeta Express

30/03/2020 11:23

Nënkryetarja e Kuvendit të Kosovës nga radhët e LVV-së, Arbërie Nagavci, ka deklaruar se ata që dhanë votën për rrëzimin e Qeverisë Kurti e bënë këtë për t’ia hapur rrugën për planet e tij presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, raporton Gazeta Express.

Nagavci ka shkruar se këta deputetë janë rreshtuar edhe njëherë në krah të Thaçit.

Lexo Edhe:

“Pra mos i jepni numrit legjitimitetin që nuk e kanë, sepse së paku 24 deputetët e LDK-së kanë premtuar se do të qeverisin me LV! për të luftuar krimin e korrupsionin dhe se partitë e PAN-it do t’i dërgojnë në opozitë. Ndërkaq tani hapur po shprehet dëshira e LDK-së për të qeverisur me ish partitë e PAN, të varur krejtësisht nga Lista Serbe, kurse deklaratat që PDK do të jetë në opozitë, në fakt janë vetëm një tentim për të pastruar këtë parti, duke i pasur në dispozicion votat e njëra-tjetrës çdo herë kur e kanë të nevojshme. Forca e numrave nuk justifikon veprimet pa parime, mashtrimet ndaj elektoratit e as propaganda koti si kjo kunderamerikanizmit”, ka deklaruar nënkryetarja e Kuvendit, përmes një shkrimi në Facebook. /Express/