“Kënaqësi të grumbullohem me Kombëtaren, gati për dy sfidat e radhës”


Gazeta Express
11 Nëntor 2019 23:50

Hasani është gati për ndeshjet kundër Çekisë dhe Anglisë

Me 14 nëntor dhe 17 nëntor, Kosova do t’i zhvillojë dy ‘finale’, kundër Çekisë në udhëtim dhe kundër Anglisë në “Fadil Vokrri”.

Nga këto dy ndeshje Kosova do të kërkojë katër pikë, për të bërë ëndrrën realitet, kualifikimin në “Euro 2020”.

Djelmoshat e “Dardanëve” janë gati për këto dy takime. Të paktën kështu thotë mesfushori i ri, Florent Hasani.

“Gjithmonë kënaqësi t’i kthehem grumbullimit me kombëtaren e Kosovës. Gati për dy sfidat e radhës”, tha Florent Hasani. /Gazeta Express/

Te fundit


Kthehu lart