“Kemi krijuar një ide, por opinionin e publikojmë më 11 tetor”, Komisioni i Venecias mbyll takimet në Tiranë


Gazeta Express
11 Shtator 2019 11:25

Më 11 tetor Komisioni i Venecias do të dalë me një përgjigje zyrtare në lidhje me Presidentin Meta.

Komentet janë bërë pas përfundimit të takimit të anëtarëve të delegacionit të “Venecias” me anëtarët e Komisionit Hetimor Parlamentar që është ngritur për shkeljet e pretenduara të Metës.

Anëtarët e delegacionit të “Venecias” deklaruan se ishin të kënaqur nga takimet e zhvilluara në Tiranë dhe se kanë marrë të gjithë informacionin e duhur.

Pas një muaji, “Venecia” do të japë mendimin e saj nëse Meta është në shkelje të Kushtetutës me dekretin e nxjerrë më 8 qershor.

“Takimet ishin të frytshme. Morëm informacionet e nevojshme dhe kemi krijuar një ide për çështjen. Opinioni do jetë gati më 11 tetor”, -tha një prej përfaqësuesve të Venecias, Kaarlo Tuori.

Te fundit


Kthehu lart