“Kemi bërë një vit të jashtëzakonshëm, por Liverpooli prishi gjithçka”


Gazeta Express
24 Maj 2019 18:34

Messi ka thyer heshtjen, e pranon se sezoni i Barcelonës është zbehur pas eliminimit nga Liverpooli, edhe pse ka mundësi që të shtunën 10-shi magjik i katalunasve të ngrejë lart trofeun e dytë për edicionin 2018/19.

Lionel Messi ka dal në konferencë për media para finales së Copa del Rey, që të shtunën Barcelona do t’i matë forcat me Valencian, raporton Gazeta Express.

Messi, që u shfaq para gazetarëve për herë të parë pas 4 vitesh, e pranoi se humbja 4-0 nga Liverpooli në Champions League, prishi sezonin e katalunasve.

“Kemi bërë një sezon fantastik, por Liverpooli prishi gjithçka”, tha Messi.

“Humbja në finale të Kupës së Botës dhe në Anfield janë dy gjëra të ndryshme. Ajo e finales ishte një zhgënjim i madh, por edhe këtu na kthyen rezultatin 3-0… janë dy goditje, por të ndryshme”.

“Nëse nuk fitojmë në finale “(Copa del Rey) do të ishte edhe më keq se që jemi tani. Duhet të përfundojmë mirë dhe të lëmë gjithçka me një anë e të jetojmë”.

“Finalja me Valencian? Është një finale dhe duhet të luash duke mos menduar për asgjë tjetër. Tashmë e njohim Valencian, kemi vuajtur në La Liga”. /Gazeta Express/

Te fundit


Kthehu lart