Kelmendi: Ne humbëm këto zgjedhje por nuk e humbëm fytyrën - Gazeta Express
string(57) "kelmendi-ne-humbem-keto-zgjedhje-por-nuk-e-humbem-fytyren"

Lajme

Gazeta Express

04/03/2021 22:58

Kelmendi: Ne humbëm këto zgjedhje por nuk e humbëm fytyrën

Lajme

Gazeta Express

04/03/2021 22:58

Kreu i partisë Fjala, Gëzim Kelmendi ka thënë se partitë politike po tregohen dyfytyrëshe pasi ato e shkelën ligjin anti-Covid duke mbajtur tubime parazgjedhore dhe sipas tij duke ndikuar në rritjen e numrit të rasteve me COVID-19.

Kelmendi përmes një postimi në Facebook tha se partia e tij edhe pse i humbi këto zgjedhje nuk e humbi fytyrën.

Lexo Edhe:

“Ashtu si e rrezikuan dhe e dëmtuan shëndetin publik, ashtu edhe disa e kanë dëmtuar edhe përspektivën e Kosovës dhe pritet që edhe të tjerët ta dëmtojnë këtë përspektivë. Kjo është dyfytyrësia e këtyre partive parlamentare. Ne FJALA jemi të sinqertë, ne humbëm në këto zgjedhje, por ne nuk e humbëm fytyrën, nuk u korritëm, nuk mashtruam, nuk rrezikuam shëndetin dhe jetën e qytetarëve. Sinqeriteti gjithmonë në fund e ka mposhtur dyfytyrësinë”, ka shkruar Kelmendi.

Qeveria e Kosovës, para vaksinave "anti COVID-19", duhet me marrë vaksina " anti Dyfytyrësi"! Dyfytyrësia e partive…

Posted by Gëzim Kelmendi on Thursday, March 4, 2021