Berisha u godit me grusht në fytyrë, Këlliçi: Uroj që pas këtij incidenti të mos fshihet Rama - Gazeta Express
string(91) "berisha-u-godit-me-grusht-ne-fytyre-kellici-uroj-qe-pas-ketij-incidenti-te-mos-fshihet-rama"

Berisha u godit me grusht në fytyrë, Këlliçi: Uroj që pas këtij incidenti të mos fshihet Rama

Shqiperi

Gazeta Express

06/12/2022 12:58

Belind Këlliçi ka mbajtur fjalën në protestën së opozitës. Ndërkohë gjatë fjalës së tij Këlliçi u ndal edhe tek incidenti i ndodhur ndaj kreut të PD Sali Berisha i cili u qëllua me grusht.

Këlliçi u shpreh se uron që pas këtij incidenti të mos fshihet kryeministri Edi Rama.

Lexo Edhe:

Gjithashtu ai theksoi se sot qytetarët janë bërë bashkë për të dhënë mesazh të qartë liderëve europianë.

“Është momenti që ta dëgjojnë të gjithë Europianët që janë në Samit me Edi Ramën. “Rama ik”, këto janë shqiptarët e vërtetë. Uroj që pas incidentit të sotëm të mos jesh t’i. Në 12 nëntor je shpallur armik në shesh para shqiptarëve. Uroj që pas incidentit të mos jesh ti apo levat e tua. Për këtë që ka ndodhur sot do ti shkojmë deri në fund”, tha ai.