Kekenovski: Nuk pres krizë të madhe politike


Gazeta Express
19 Gusht 2019 9:51

A po paralajmëron lideri i opozitares, VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski, hyrje në krizë më të thellë politike, pas deklaratave se në periudhën e ardhshme, aktivitetet e tyre do të jenë të orientuara drejt bllokimit të institucioneve dhe protestave. Sipas profesorit, Jove Kekenovski, pas skandalit me rastin “Reket” opozita vepron vakët dhe pa ide, andaj, siç thotë, nuk pret që të ketë diçka serioze.

“Ashtu siç po zhvillohen ngjarjet, do të them, opozita është gjysmë e shurdhër, nuk besoj se mund të vijë deri te ndonjë krizë më e madhe politike. Më shumë se e qartë është se ajo u vonua me sjelljen e saj, në ndërkohë, vetë institucionet sipas mënyrës që e udhëheqin hetimin, lanë hapësirë që të gjithë që janë të përfshirë, të fshehin prova”, deklaroi Jovo Kekenovski, profesor universitar.

Kekenovski shton se opozita nuk ka fuqi që të manifestojë pakënaqësi te qytetarët nga e gjithë kjo që po ndodh.

“Vetë prokurorja qartë tha se është zëri i saj, kështu që e gjithë ajo që tha në mënyrë shtesë dhe të gjithë ato procedura që i dëgjuam që kinse janë ndërmarrë rreth kompjuterëve, fshirjes së të dhënave, celularëve të fshehtë dhe kështu me radhë, vlerësoj se, nëse jemi shtet i së drejtës, do të duhej që pas dëshmisë të mbaroj aty ku duhet”, tha Jovo Kekenovski.

Nga LSDM thonë se Mickoski me deklaratat për bllokim të institucioneve nënkupton bllokim siç ndodhi më 27 prill dhe se me këtë dëshiron të cenojnë integrimet në BE dhe NATO. Ai edhe një herë e pyeti liderin e opozitës se a është takuar me Nikolla Gruevskin, që, siç tha, është e rëndësishme që qytetarët të dinë qëllimet e tij.

“Është radha që Hristijan Mickoski të përgjigjet se a është parë me Nikolla Gruevskin, gazetarin italian si dhe njerëz të tjerë nga Sllovenia. VMRO-DPMNE-ja assesi nuk del nga filmat e konfliktit. Kur thonë do të bllokojnë institucione, mos ndoshta mendojnë të bllokojnë siç e bënë më 27 prill”, u shpreh zëdhënësi i LSDM-së, Kostadin Kostadinov.

Nga VMRO-DPMNE akuzojnë se Kostadinov gënjen, për shkak se, siç thonë, frikësohet nga përfshirja e tij në rastin “Reket”.

“A është përmbajtja e një telefoni të një të dyshuari arsyeja që Kostadinov manipulon dhe gënjen në konferencë për media për rastin “Reket”? A ka porosi të inkriminuara dhe fotografi të Kostadinovit në njërin nga telefonat që po kryhet ekspertizë”, potencoi zëdhënësi i VMRO-DPMNE-së, Naum Stoillkovski.

Rasti “Reket” tashmë një muaj po e dridh opinionin e vendit, por ende nuk ka lëvizje nga skandali për epilog. Ditët e kaluara u morën në pyetje prokurorë nga PPS, ndërsa dëshmia e Katica Janevës është caktuar për të martën. Përveç opinionit publik vendas, epilog të shpejtë kërkoi edhe bashkësia ndërkombëtare.

Te fundit


Kthehu lart