Keisi në një lidhje me Lorencin jashtë 'Big Brother VIP'? Mikesha e saj thyen heshtjen - Gazeta Express
string(83) "keisi-ne-nje-lidhje-me-lorencin-jashte-big-brother-vip-mikesha-e-saj-thyen-heshtjen"

Keisi në një lidhje me Lorencin jashtë ‘Big Brother VIP’? Mikesha e saj thyen heshtjen

Shqiperi

Gazeta Express

20/03/2023 17:23

Frensi Danga shoqja e Keisi Medinit, ka deklaruar në “Shqipëria Live” se nuk besonte te jetëgjatësia e raportit të saj me Kristin. 

Mendoja se kur të dilnin do ndaheshin sepse nuk janë tipa të ngjashëm dhe nuk kanë asgjë të përbashkët. Edhe karakteri, edhe ana fizike.”-tha ajo. 

Lexo Edhe:

E pyetur nëse Lorenci ndikoi në ndarjen e saj nga Kristi, shoqja e Keisit tha: “Keisi e shpjegoi edhe vetë shumë qartë. Në momentin kur u bë imitimi nga Visi, ajo e pa veten dhe se si vepron. Plus hyrja e Sabianit, plus edhe Gerti i tha “Je bërë si shërbëtorja e Kristit”. Nuk besoj se ka lidhje fare Lorenci. Ka marrë sinjale dhe e kuptoj veten e saj se ishte diçka që nuk po ecte.” 

Por, çfarë e lidh Keisin realisht me Lorencin? Miqësi, apo lidhje romantike? 

Vetëm miqësi. Kanë një shoqëri të përbashkë, profesioni i ka lidhur të dy.”-deklaroi shoqja e këngëtares. /Gazeta Express