KEDS po punon me intensitet të shtuar në projektet investive në shumë lagje të Prishtinës - Gazeta Express
string(89) "keds-po-punon-me-intensitet-te-shtuar-ne-projektet-investive-ne-shume-lagje-te-prishtines"

KEDS po punon me intensitet të shtuar në projektet investive në shumë lagje të Prishtinës

Gazeta Express

05/08/2020 14:37

KEDS ka njoftuar se ka filluar me intensitet të lartë  implementimin e projekteve investive në kryeqytet.  Mbi 800 punëtorët e angazhuar në këto projekte janë duke zhvilluar punimet anekënd Prishtinës. Në Bregun e Diellit, sikurse në lagjen Qafa dhe Pejton është duke u bërë rehabilitimi i rrjetit energjetik.

“Vetëm në Bregun e Diellit përfshihen 30 transformatorë, prej nga do të  marrin shërbime shumë  më  kualitative mbi 4500 konsumatorë  të  kësaj lagje. Për më  tepër, ata do të kenë edhe linja alternative të furnizimit, që nënkupton se në rast të ndonjë defekti apo intervenimi në rrjet, furnizimi i tyre do të kalojë menjëherë në linjën tjetër”, ka njoftuar KEDS’i.

Lexo Edhe:

Përmes këtyre investimeve, Bregut të Diellit sikurse edhe shume lagjeve të Prishtinës, po i bëhet zgjidhje afatgjate në rrjetin e energjisë elektrike.

KEDS’i ka bërë me dije se gjatë zëvendësimit të transformatorëve do të ketë ndërprerje të energjisë elektrike për konsumatorët, derisa ka thënë se po bën maksimumin që ato ndalesa të jenë sa më të rralla, por se procesi i zëvendësimit merr kohë gjatë gjithë ditës.

Zëvendësimi i transformatorëve në një pjesë të  Bregut të Diellit do të bëhet nesër.

“Këto projekte investive po bëhen në kuadër të mega projektit të KEDS për Prishtinën ku po investohen 17 milionë euro, që përfshijnë 90 për qind të rrjetit të tensionit të mesëm prej nga do të përfitojnë mbi 90 mijë konsumatorë. Pos linjave alternative, do të dyfishohen edhe kapacitetet e linjave nga 10 kV në  20 kV, të  cilat do të eliminojnë  mbingarkesat. Të njëjtën kohë do të eliminohen shtyllat, pasi pjesa dërrmuese e rrjetit do të vendoset nën tokë përmes kanaleve kabllovike’, thuhet në komunikatë.