KEDS e rikthen rrymën pas më se 20 orësh në Prishtinë - Gazeta Express

Gazeta Express

21/11/2020 21:16

KEDS e rikthen rrymën pas më se 20 orësh në Prishtinë

Gazeta Express

21/11/2020 21:16

KOSTT ka njoftuare se ekipet e KOSTT dhe KEDS kanë arritë që ta eliminojnë defektin në disa lagje të Prishtinës, por për shkak të rritjes së madhe të konsumit mund të ketë reduktim të ngarkesës.

Sipas njoftimit të KOSTT, për shkak të prishjes në kabllot e tensionit 10kV në Transformatorin T3 në Nënstacionin Prishtina 2, konsumatorët e furnizuar nga ky nënstacion kanë mbetur pa furnizim me energji elektrike, shkruan Gazeta Express.

“Ekipet e KOSTT dhe KEDS kanë dalë në vendin e ngjarjes nga ora 23:00 të datës 20.11.2020 për të verifikuar prishjen dhe kanë punuar sot gjatë tërë ditës për riparimin e prishjes. Në mënyrë që furnizimi të jetë i pandërprerë, kërkojmë mirëkuptim të qytetarëve për shfrytëzim racional të energjisë elektrike derisa sa KOSTT dhe KEDS të bëjnë zgjidhjen e qëndrueshme për furnizim të konsumatorëve me energji elektrike”, thuhet në njofitm.

Ndër lagjet të cilat kanë mbetur pa rrymë përfshinin Bregun e Diellit, Matiçani, Mati 1,2,3,4, si dhe Taslixhja. /Gazeta Express/