KEDS dhe KESCO po hetohen për abuzim të detyrës - Gazeta Express
string(47) "keds-dhe-kesco-po-hetohen-per-abuzim-te-detyres"

KEDS dhe KESCO po hetohen për abuzim të detyrës

Lajme

Gazeta Express

04/12/2020 22:58

Autoriteti i Konkurrencës heton KEDS-in dhe KESCO-n, kërkohet përfshirja e Prokurorisë Speciale.

Janë dy kompani të rëndësishme që operojnë në tregun kosovar të energjisë elektrike.

Lexo Edhe:

Por, KEDS e KESCO aktualisht janë në procedurë të hetimit.

Kjo për shkak se këto dy kompani dyshohet se kanë shkelur Ligjin për Mbrojtjen e Konkurrencës.

Madje, në këtë hetim të iniciuar nga Autoriteti i Konkurrencës u kërkua përfshirja edhe e Prokurorisë Speciale.

DEK: Valon Prestreshi, Autoriteti Kosovar i Konkurrencës

Në listën e dyshimeve të AKK-së për këto kompani, përfshihet edhe ajo e shfrytëzimit të objektit të njëjtë, ekspertëve dhe kontabilistëve të përbashkët nga e njëjta zyrë. Gjatë së premtes, Agjencia e Konkurrencës ka kërkuar një varg dokumentesh të cilat duhet të dorëzohen në afat prej 30 ditësh.