KED skualifikon përsëri Eugen Papandilen dhe vendos për pasuesin e Besnik Muçit - Gazeta Express

Gazeta Express

23/11/2020 19:38

KED skualifikon përsëri Eugen Papandilen dhe vendos për pasuesin e Besnik Muçit

Gazeta Express

23/11/2020 19:38

Këshilli i Emërimeve në Drejtësi prej disa orësh po mban mbledhjen për të vendosur se sa kandidatë do t’i shkojnë Presidentit të Republikës për të zgjedhur pasuesin e Besnik Muçit në Gjykatën Kushtetuese. Ky i fundit u emërua gjyqtar nga Presidenti, por pak ditë më pas u shkarkua nga Vettingu.

Aktualisht, për të qenë pasues të Muçit, KED ka kualifikuar noteren Sonila Bejtja dhe avokatin Altin Binaj. Nga kjo garë u skualifikuan juristët: Eugen Papandile dhe Zhaklina Petro, të cilët gjykata pak ditë më parë i ktheu sërish në garë.

Në mbledhjen e sotme KED, do të vendosë nëse edhe këta dy emra duhet të kualifikohen për të shkuar në tryezën e presidentit.  Pas marrjes së këtij vendimi, faza tjetër është intervistimi i kandidatëve dhe renditja e tyre, ku Meta mund  të dekretojë vetëm një nga 3 emrat që kryesojnë listën.